Një ngjarje e tri shtë ndodhi sot në Durrës. Një 45-vjeçare ka hu mbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se vi ktima e kësaj ngjarje tra gjike është 45-vjeçarja Ornela Gjeçi, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Rubjekë.
Ka qenë bashkëshorti i saj që e ka gjetur pa shenja je te në dush dhe e ka transportuar me urgjencë në spital ku mjekët kanë konstatuar vde kjen e saj.
Për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta kanë reaguar miqtë dhe kolegët e shkollës që ajo drejtonte.
Drejtoresha Ornela Gjeçi përshkruhet prej tyre si një grua e fortë, e buzëqeshur dhe pozitive në punën e saj.
Ata shprehin ngu shëllimet për familjarët dhe thonë se një drejtuese si Ornela Gjeçi do t’u mungojë nxënësve por edhe kolegëve që patën mundësinë të punonin me të.