Loading...

E mërkura bën kthesën drastike të motit, çfarë ndodh me temperaturat në vendin tonë

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parshikohet fillimisht në orët e para të ditës me vranësira e kthjellime. Më pas moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 16°C

në zona e ulëta 5 deri 24°C

në zona bregdetare 8 deri 23°C

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com