Loading...

Nëse vuani nga pagjumësia, këto janë disa mënyra sesi ta lu ftoni

Të gjithë, në një moment të jetës së tyre, kanë pasur probleme me gjumin. Bëhet problematike kur këto çështje bëhen rutinë dhe kufizojnë seriozisht orët që flini.

Por, çfarë është e këshillueshme të bëni për të shmangur pagjumësinë? Shmangni celularin ose çdo pajisje elektronike 30 minuta para se të flini. Në këtë mënyrë do të arrini një relaksim më të lehtë dhe më të shpejtë.

Shtrati duhet të jetë ekskluzivisht për të fjetur. Nëse nuk ju ka zënë gjumi për 20 minuta, ngrihuni bëni diçka relaksuese. Vendosni një orar dhe përmbahuni në të. Jo vetëm për të shkuar në shtrat, por edhe për t’u ngritur. Mos hani ose pini të paktën dy orë para se të flini.

Tretja mund të zgjasë shumë dhe të pengojë trupin tuaj ndërsa përpiqet të bjerë në gjumë. Kur keni darkë, mos lejoni që të jetë një vakt i rëndë ose pikant. Natyrisht, as mos shkoni në shtrat të uritur, sepse kjo nuk është zgjidhja. Do t’ju mbajë zgjuar.

Disa njerëz mendojnë se alkooli ju bën të përgjumur dhe kështu ju ndihmon të flini. Për shumicën e njerëzve, megjithatë kjo nuk funksionon fare. Në fakt do të prishë ritmin tuaj të gjumit. Nëse jeni të shqetësuar për diçka, shkruajeni atë në një copë letër para se të shkoni në shtrat. E njëjta gjë vlen edhe për gjërat që duhet të bëni të nesërmen. Lëreni punën për një kohë tjetër, nja dy orë para se të flini dhe bëni diçka si familje, vetëm ose sipas dëshirës tuaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com