Loading...

Moti merr kthesën e pazakontë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Dita e mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore prezencë të mjegullës së dendur.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 7m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 1 deri 18°C

në zona e ulëta 2 deri 20°C

në zona bregdetare 6 deri 20°C

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com