Loading...

Dyfishohet çmimi i patentës, nga marsi 85 mijë lekë. Gonxhe: Eliminojmë sekserët!

Marrja e një patente për drejtimin e makinës do të kushtojë më shtrenjtë. Shoqatat e Autoshkolla, Drejtoria e Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Patentave kanë miratuar një marrëveshje që synon shmangien e abuzimeve dhe informalitetit.

Duke filluar që nga muaji Mars, marrja e lejes së drejtimit për kategorinë B, do të kushtojnë 85 mijë lekë. Kanë qënë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shoqata e autoshkollave, që morën këtë vendim pas arritjes së një marrëveshjeje, duke rënë dakordë për cmimet minimale te unifikuara për orët teorike dhe praktike.

“Do të kushtojnë 300 mijë lekë teoria dhe 550 mijë lekë praktika…a ka pasur më parë një tarfië? jo nuk ka pasur…nuk ka më patateta që deklarohën 20 mijë lekë…të jemi në mënyrë të barabartë”, deklaroi Tonin Gjinaj nga shoqata kombëtare e autoshkollave.

LEJE DREJTIMI PER KATEGORINE B

TEORIA- 30.000 LEK (MINIMUMI)

PRAKTIKA- 55.000 LEK (MINIMUMI)

Sipas DPSHTRR kjo marrëveshja ka për qëllim eleminimin e sekserëve dhe konkurencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

“Sipas marrëveshjes, për të shmangur abuzimet cdo autoshkollë do duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat tatimore dhe orët që do zhvillojë secili aplikant për leje drejtimi”, tha drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

Tashmë një seancë mësimore do të kushtojnë 500 lek dhe një seancë praktike 935 lekë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com