Loading...

Sa të sigurta janë ndërtesat në Shqipëri? Flasin inxhinierët

Sa herë kur përballemi me të rmete të fuqishme, siç ishte dhe ai Turqisë dhe Sirisë, natyrshëm lind pyetja, a janë të sigurta ndërtesat në Shqipëri?!

Të ftuar në studion e News24 ishin sot dy inxhinierë, Dr. Arian Lako dhe Marjus Heqimaj. Profesor Lako tha se duhet që çdo shtëpi duhet të ketë certifikata sigurie. Ndërkohë, Heqimaj tha se të rmeti i 2019-ës ishte sprovë për ndërtimet në Shqipëri, ndërsa nënvizoi faktin se struktura është “shtylla kurrizore” e ndërtesës.
DISKUTIMI NE STUDIO

Lako: Ka pak ngjarje që të krijohen situata për të dhënë një version mbi mundësinë e pritshme të të rmeteve. Për sigurinë e ndërtesave, është një proces i tyre. Nuk kemi një certifikatë sigurimi për ndërtesat por nuk e kemi. Pas projektit vjen pjesa e ndërtimit, janë një sërë procesesh që kërkojnë një mbikëqyrje të veçantë. Normat janë ato që para viteve ’90. Kanë kaluar më shumë se 30 vjet. Këto kode më kalimin e kohës përditësohen. Duhet reflektuar për ndërtimet në Turqi. Duhet reagim pas ngjarjeve sizmike. Shoqëria duhet të reagojë pas çdo ngjarje, por situata është për të ardhur keq.

Heqimaj: Të rmeti i vitit 2019 ishte një sprovë për ndërtimet në Shqipëri. Duke marrë parasysh tërmetet informale, dua të theksoj që ne testuam dhe pamë se ku jemi. Personalisht jam i kënaqur me këtë katrahurë. Ne nuk patëm dë me aq sa pritej në raport me ndërtimet që janë bërë pa kriter. Të gjithë punojnë me rregulla dhe norma evropianë. Dë mtime pati, por ishin ato para viteve ’90. Nuk ishte në atë masë që unë e prisja. Projektet që bëhen sot janë në nivele evropian. ndërtesat informale dhe to të viteve ’90 duhen parë.

Lako: Perëndimi, lindje janë zonat më të rrezi kuara. Ka pasur pallate qe janë ndërtuar sa për të qëndruar në këmbë. Por nuk do të thotë se janë të rre zikuara.

Heqimaj: Shumë procedura janë formale për ndërtimet. Nuk shkon që zbatimi të jetë 100% si projekti, pasi ka ndryshime. Në një shtet të varfër detyrohesh që të shkosh te shumë gjëra.
Lako: Çdo popullatë duhet të reagojë sa i takon kushteve se si ndërtohet. Të paktën janë disa shkolla të sigurta. Në krahasim me Maqedoninë, Greqinë dhe Malin e Zi jemi më mirë. Por normat ndërrohen, shtohet diçka më shumë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com