Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga selia e partisë për t’ju bashkuar protestës përpara Kryeministrisë, ku do të kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
“Dita me diell duket që në mëngjes thotë populli. Asgjë nuk e shpëton kourruptuesin e McGonigal. E rëndësishme është fillimi dhe është një fillim pa kthim.
Rama është i rrë zuar e bën mirë të japë dorëheqjen sa më parë se ka tre javë që i fshihet parlamentit, ka rrëzuar veten se e di që është fajtor dhe s’do i shpëtojë llogaridhënies.
Ky është një fillim pa kthom, një ndryshim që do ndodhë me cdo cmim që Rama të ikë një herë e përgjithmonë e një orë e më parë nga zyra e kryeministrit që e përdhosur.
Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.