Loading...

Mbërrin ‘Zarfi i Zi’ për Ramën: Publiku ka vendosur të ikë nga Shqipëria

Partia e Lirisë, ka shfrytëzuar të gjithë zhurmën e krijuar për “Big Brother Albania VIP 2” për protestën e sotme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Partia e Lirisë ka publikuar një video në Tik-Tok, ku të rinjtë e PL-së kanë ironizuar Ramën, ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli, pikërisht nga momenti kur moderatorja Arbana Osmani zbulon emrin e personit të eliminuar nga shtëpia.

“Presim zarfin e zi për komunikimin final. Populli i Lirisë ka vendosur se personi që duhet të lërë menjëherë Shqipërinë duke hequr dorë përfundimisht nga vjedhja dhe shkatërrimi i vendit është…Edi Rama,”-dëgjohet në videon e publikuar në rrjetet sociale të Partisë së Lirisë.

Mesa duket “BigBrotherMania” po shfrytëzohet edhe për politikë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com