Loading...

Pas 15 vitesh në ‘News 24’ Bashkim Hoxha ndryshon televizion?

Në 25 vite na ka ndodhur që të zgjohemi të paktën 1 herë me figurën e Bashkim Hoxhës.

Për 10 vite ai punoi në Tv Teuta (televizionin lokal të Durrësit), ndërsa në 15 vitet në vijim titujt kryesor të gazetave i kemi mësuar prej tij në ekranin e News 24.

Por i ftuar dje në programin “Ditë pas dite” ku ka folur për karrierën e tij televizive si dhe atë artistike Hoxha është pyetur nga gazetarët e emisionit se a është e vërtet se së shpejti do ta shohim në një ekran tjetër?!

Gazetari i njohur nuk ka pohuar por as nuk e ka mohuar këtë lajm, megjithatë ka lenë të kuptohet se ky fakt është i vërtetë duke thënë “emisioni do të jetë po ai”….

Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Hoxha së shpejti do t’i bashkohet stafit të Abc News.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com