Loading...

Të rmeti shk atërrues me mbi 11 mijë vi ktima, Erdogan bën lëvizjen urgjente

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka udhëtuar drejt zonave më të goditura nga të rmeti.Sipas mediave vendase mësohet se presidenti do të vizitojë Kahramanmaras dhe Hataj si dhe Pazarcik, qendra e të rmetit.

Ndërkohë shumë prej qytetarëve të go ditur nga të rmeti janë shprehur të pakënqur ndaj qeverisë, ku sipas tyre në këto zona nuk kanë arritur ende ndihma te ata.

Një grua, Arzu Dedeoglu, i tha një gazetari të BBC mbrëmë në lagjen Numune të Iskenderun, në Turqinë jugore, se dy mbesat e saj ishin nën rrë noja dhe se asnjë ditë nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë për ti shpëtuar ato.

“Ne kemi dy fëmijë nën rrënoja, Aysegul dhe Ilayda. Ata janë zhd ukur tani, jam i sigurt që tashmë janë zhd ukur. Pse nuk mund të kishin ardhur më herët?”, tha ajo.

Një tjetër e mbij etuar në qytetin jugor të Antakias, Melek, u shpreh: Ku janë çadrat, ku janë kamionët me ushqim?

Duke folur për Reuters të mërkurën, ajo tha: Ne nuk kemi parë asnjë shpërndarje ushqimi këtu, ndryshe nga fatkeqësitë e mëparshme në vendin tonë. Ne i mbij etuam të rmetit, por do të vdesim këtu për shkak të urisë ose të ftohtit.

Të tjerë në mediat sociale thanë se ka pasur mangësi serioze nq ndihmat e dhëna nga qeveria, ku disa pretendojnë se disa nga rajonet më të goditura janë lënë pas dore.

Numri i personave te vd ekur ka shkuar ne 11,104, sipas autoriteteve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com