Eni Çobani e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka treguar dhe një histori që i ka ndodhur shumë vite më parë me vjehrrin për çështjen e mbiemrit.
Sipas Enit ajo ka qenë ndër të parat gra në ’98-ën që ka mbajtur mbiemrin e saj dhe jo të bashkëshortit. Por mesa duket në fillimet ka qenë pak e vështirë për vjehrrin e saj që të mësoheshe me këtë fakt. Ajo ka treguar kur punonte si pedagoge e merr në telefon sekretarja e departamentit dhe përgjigjet vjehrri. Kur i drejtohet me mbiemrin Çobani, ai ia mbyll telefonin duke i thënë se i ka rënë gabim.
Katerina Trungu: Gruaja duhet ta marrë mbiemrin e burrit?
Eni Çobani: Ja ke bërë pyetjen një zonje që… Unë besoj se duhet të kem qenë nga të parat ee e këtë duhet ta themi një çikë publikisht se këtë mbiemrin unë e mbajta më duket nga të parat në ’98-ën. Kam një histori të bukur me këtë. Në kohën kur kam qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë s’kishim celularë edhe merr sekretaria për një mbledhje që kishim të departamentit, unë kam qenë pedagoge në departamentin publik.
Merr sekretarja e departamentit dhe thotë më falni, familja Çobani? Im vjehërr i prekur nga kjo gjë, i thotë jo e keni gabim dhe i mbyll telefonin. Unë në fakt dëgjova diçka i thashë babi çfarë ka? Më tha se ç’mori një vajzë dhe tha familja Çobani, ne jemi familja Shehu, nuk jemi familja Çobani. I thashë po me siguri duke e lidhur me mbiemrin tim nuk e ka ditur këtë gjë.
Nuk e mora vesh nga mori tha po ndoshta merr prapë. Sigurisht më pas edhe ata u mësuan dhe në një rast të dytë që kemi pasur një problem me ambulancën, pra duhet të vinte urgjenca edhe insistonte babai i Avenirit, thoshte thuaji tek shtëpia e Eni Çobanit. I thashë gjyshi për çfarë? Po s’ka gjë se kështu të njohin ty Eni Çobani.