Loading...

Sali Berisha: Rama synoi të na asgjë sonte, por ne jemi më të fortë se kurrë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Burrel, në një ceremoni të zhvilluar për 32-vjetorin e themelimit të degës së PD në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në udhëtimin e saj 32-vjeçar, PD ka njohur, ngjitjet dhe suksese të jashtëzakonshme, por edhe gabimet dhe problemet e saj.

Teksa foli për arritjet e partisë që ai drejton në kohën kur ishte në qeveri, Berisha akuzoi Ramën për asgj ësimin e opozitës shqiptare.

Më tej ai theksoi se PD është më e fortë se kurrë.
“Në udhëtimin e saj 32-vjeçar, PD ka njohur, ngjitjet dhe sukseset e jashtëzakonshme, por edhe gabimet dhe pr oblemet e saj.

Pasi i ka njohur gabimet, shqiptarët i rikthyen besimin pas vitit 1997 dhe ajo në 8 vite qeverisje e ndryshoi Shqipërinë më shumë se sa kishte ndryshuar ajo në 800 vite të ekzistencës së saj.

Shqipëria ndërtoi rrugë, ura dhe tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit së bashku.

Shqipëria erdhi në moshën dixhitale. Ndryshoi arsimi, shëndetësia. Dhe ajo po kapte horizontet që meritonte. Por nga viti 2013 gjer më sot, koha ka ndaluar për Shqipërinë, koha është kthyer mbrapsht për Shqipërinë.

Më 11 dhjetor të vitit 1990, në plenumin e hoxhistëve, një njeri do ngrihej me kli thma shtazore për t’u futur tanket studentëve, dhe ky njeri, ar mik i egër i pluralizmit, ishte daja i Edi Ramës apo babë Koleka siç e thërriste Edi në atë kohë Spiro Kolekën.

32 vite më vonë, Edi Rama, pasaardhës i babait që firmosi var jen në litar të poetit Havzi Nela, ka vendosur dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale: asgjësimin e opozitës shqiptare.

Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë pe ng opozitën. Ka përdorur agje nturë ruse, ka përdorur diplomatë të korru ptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjë simin e PD-së.Por sot, ne jemi më të fortë se kurrë. Jemi më të fuqishëm se kurrë.

Forca qëndron në idealet tona, janë idealet tona, idealet e lirisë, e drejtësisë shoqërore, e interesit kombëtar. Ato janë të përjetshme sa ç’janë kombet të përjetshme. Ato do jetojnë aq sa do jetojë kombi shqiptar. PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre”-tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com