Loading...

Lulzim Basha rikthehet në ‘skenën’ politike? Gazetari i njohur zbulon lëvizjen e ish-kryetarit të PD-së

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha thotë se Lulzim Basha mund të rikthehet në politikën aktive, në momentin që do duhet të kryhet regjistrimi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas Hoxhës, është e nevojshme që Basha të vendosë firmën e tij, pasi ai ende njuhet në gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike.
“Se kur do të rikthehet dhe si do të rikthehet, atë e di vetëm zoti Basha dhe është një dilemë. Nëse mund të cilësohet një rikthim i zotit Basha, mund të quajmë momentin kur të dorëzohet kërkesa zyrtare për regjistrimin e Partisë Demokratike, pasi në atë moment, do të jetë e nevojshme firma e zotit Basha, ose firma e një personi që ai do të delegojë për të gjetur të gjitha hallkat e procesit ligjor në KQZ-në, por edhe në organet e tjera përgjegjëse për procesin e zgjedhjeve.

Kjo datë mund të cilësohet si momenti i rikthimit të Bashës. Në atë moment, do duhet firma e tij si kryetar i Partisë Demokratike, që njihet në gjykatë dhe ligjërisht. Sa i takon rikthimit politik, do duhet të pritet se cili do të jetë aktiviteti i zotit Basha “, theksoi ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com