Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar prezencën e virusit RSV në vendin tonë. Nga ky infeksion viral preken më shumë fëmijët duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes.
Ky virus mund të kalojë nga një infeksion i lehtë deri në pneumoni. Qarkullimi i virozave gjatë kësaj periudhe ka krijuar dyndje në urgjencën e Pediatrisë dhe të QSUT-së.
“Djalin kam brenda, është i sëmurë, 13 vjeç. Me të vjella. Pak temperaturë,” – u shpreh një qytetar.
“Fr ikë kemi, por nuk kemi çfarë të bëjmë, këtu asnjë lloj kushti,” – u shpreh një tjetër.
Shenjat klinike mes virozave të stinës së dimrit dhe nënvarianteve të COVID-19 janë të ngjashme, ndaj apeli i mjekëve për qytetarët është që të jenë të vëmendshëm në shfaqjen e simptomave të para dhe të këshillohen me specialistët.
Epidemiologët paralajmërojnë se dy javët e fundit të janarit do të shënojnë pikun e kësaj situate virologjike.