Loading...

Dikur saldator, sot perandor ari në Afrikë, historia e pazakontë e shqiptarit: Si bleva rastësisht një diamant

Baki Balliu është biznesmeni shqiptar që ka një histori të vertetë suksesi. Ai njihet si perandori shqiptar i diamanteve në Afrikë.I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bakiu ka treguar historinë e jetës se si nga saldator, u kthye në një biznesmen të fuqishëm dhe në krye të Dhomës Afrikane të Tregtisë.

Ai ka rrëfyer se fillimisht emigroi në Gjermani, mori një zanat dhe fal njohjes që krijoi me partnerin e tij, shet diamante dhe ar kudo në botë.

“Unë kam një minierë bashkë me një partner në Afrikë, ku punojmë, gërmojmë dhe i gjejmë diamante dhe arin.

Diamanti nuk vlerësohet sipas madhësisë, por sipas prerjes dhe pastërstisë. Mua më ndodh që i gjej dhe i shes shumë lirë. Ka edhe diamant artificial që nuk kanë vlerë. Unë i dalloj.

Unë kam shkuar në vitin ’90 nga Mitrovica në Gjermani. Atje mbas një kohe kam filluar shkollën, dhe pas dy vitesh jam bërë saldator. Mbas vitit 2000, isha me partnerin tim, një nga më të fuqishmit në Europë dhe ai shkonte në Afrikë një herë në vit. Kështu bëra edhe unë, punoja me të.

Çështjet e diamantave e kam parë në film. Në Gjermani isha në panaire dhe atje kam njohur partnerin tim. Ai është çifut, ka shumë vite me këtë punë. Kështu lindi ideja.

Unë fillimisht, kam shkuar pa djeni të madhe, për të parë se çfarë është. Nëse kisha mundësi të bëja diçka apo jo. Unë kam shkuar si një lloj turisti. Edhe krejt rastësisht e kam bërë biznesin e parë. Unë kam blerë një gur që mu duk shumë i shtrenjtë, ishte 13 mijë euro. thash gjithë atë kohë që isha atje, të rrezikoj. Edhe pasi erdha në Gjermani, e çova te ky partneri dhe ai nuk e diti. Por ai diamant ka pasur vlerën 400 mijë euro dhe e përpunoi. Aty filloi ideja për të marrë sërish.

Njerëzit lokalë janë shumë të butë, nuk dinë të thonë jo. Të ndihmojnë gjithmonë. Ka vende ku gjendet ari, ka vende ku gjendet diamanti”, u shpreh Balliu./abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com