Loading...

Rama jep lajmin e mirë për infrastrukturën sportive, 3 stadiume të reja nisin brenda 2023

Ky vit duket se do të jetë viti i investimeve të mëdha në infrastrukturën sportive. Lajmin e dha vetë numri një i qeverisë, Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “facebook”. Por ka dhe detaje, pasi bëhet fjalë për impiantet e futbollit në Vlorë, Korçë dhe Durrës, që konsiderohen si stadiume të reja, ndërsa është në projekt për të nisur puna edhe për një tjetër impiant në kryeqytet,

bëhet fjalë për stadiumin “Selman Stërmasi”, për të cilin prej vitesh po ngulmohet të shndërrohet në një qendër të madhe sportive, fillimisht në një stadium modern për kryeqytetin, por edhe me ambiente ndihmëse. Në fakt, “Selman Stërmasi” ka kushte për të pasur dhe një pistë atletike spektakolare me standarde europiane mundësisht me 8 korsi, por me projektin e ri të stadiumit duket se ky element nuk është marrë parasysh.
Qëndrimi i Ramës

Është e shkruar e zeza mbi të bardhë: Kryeministri Edi Rama ndër të tjera thekson se këto 3 stadiume do të nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës. Ndërsa më tej thekson se përveç këtyre tre stadiumeve në plan është edhe “Selman Stërmasi” në Tiranë.

“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”, shkruan Rama.

Kosova shumë pak investime në impiantet sportive

Ndërkohë që Shqipëria ka ndërtuar nën qeverinë Rama disa impiante sportive moderne, në Kosovë ende nuk ka stadiume me standarde dhe duket ende larg infrastruktura sportive. Këtë e kanë evidentuar edhe mediat e rëndësishme në Prishtinë, midis të cilave edhe gazeta “Express”, e cila bën krahasimin dhe evidenton faktin e superioritetit të Shqipërisë në infrastrukturën sportive gjatë këtyre viteve.

“Ndërkohë, në Kosovë gjendja e infrastrukturës në futboll është e mjerueshme. Për momentin, veç stadiumi “Fadil Vokrri”, i ndërtuar shumë vite më parë, i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Qe disa vite flitet e përflitet për ndërtimin e stadiumit nacional, por që asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër, Shqipëria mund të merret si model nga Kosova në këtë drejtim.

Impiantet e reja në dekadën e fundit

Që prej dhjetë vjetësh në pushtet, kryeministri Edi Rama ka ndërtuar e rikonstruktuar disa impiante sportive në vend, midis të cilëve edhe stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, në të cilin u zhvillua në maj të vitit të kaluar finalja e Conference League midis Romës e Fejnordit, e para në historinë e këtij aktiviteti. “Air Albania” stadium është impianti më modern i futbollit në Shqipëri e një nga më modernët në Europë, por me një kapacitet të imituar në 22500 vende. Nën qeverisjen e Edi Ramës është rikonstruktuar stadiumi i Shkodrës

“Loro Boriçi”, të cilit iu rrit kapaciteti dhe u bë modern aq sa është i licencuar për ndeshje të nivelit ndërkombëtar. Edhe “Elbasan Arena” u rikonstruktuar dhe është sot me standarde europiane që pret ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. I ri u bë edhe “Parku Olimpik”, me sallën e re sportive të lojërave me dorë, por ka pasur edhe investime private sikurse kompleksi i Partizanit, një investim privat i presidentit të klubit Gazment Demi. Investim i rëndësishëm shtet-bashki-klub, ishte dhe stadiumi i ri i Kukësit me kapacitet afro 5 mijë vetë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com