Loading...

Paralajmërojnë sinoptikanët: Ja çfarë pritet në vitin 2023

2023-shi parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta në histori, në mos më i nxehti sipas ekspertëve britanikë të meteorologjisë. Sinoptikanët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se ky do të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale do të qëndrojnë të paktën 1 grade celsius mbi nivelet para-industriale të periudhës 1850-1900

Aktualisht, rekordin e nxehtësisë e mban 2016-ta, viti kur një model klimatik i “El Ninjos” në Paqësor, i ngriti temperaturat përtej paralajmërimeve të trendeve te ngrohjes globale. 2023-shi tani llogaritet të jetë rreth 1.2 gradë Celsius mbi atë që ishte përpara se aktiviteti njerëzor të fillonte të nxiste ndryshimet klimatike, thotë Met Office.

Kreu i parashikimeve pranë këtij institucioni, profesor Adam Scaife, shprehet se “pa një El Nino të mëparshëm për të rritur temperaturën globale, 2023-shi mund të mos e thyeje rekordin. Por me rritjen e sfondit të emetimeve globale shkaktare të gazeve serrë që vazhdon me shpejtësi, ka të ngjarë që viti i ardhshëm të jetë një tjetër vit ‘më ndryshe në këtë seri’, thekson ai.

Ekspertët pohojne me shqetësim se zona si Arktiku janë ngrohur tashmë disa gradë mbi periudhën para-industriale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com