Motër e vëlla dolën në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjy q” në “E diela shqiptare” në Tv Klan në këtë ditë feste. Ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, ata të dy u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një kon flikti që ka ardhur si pasojë e një aks identi i cili i ka sjellë dëm time shumë të rë nda Arturit.
Arturi pretendon se vëllai dhe motra e tij kanë marrë para nga i ati i djalit që i shkaktoi aks identin dhe pretendon që ata t’i kthejnë këto para. Nga ana tjetër, Jonida thotë se ajo ka bërë ç’është e mundur për ta ndihmuar, por ajo nuk ka marrë asnjë lek.
Eni Çobani: Në këto kushte, ju dolët nga gjendja e k omës, çfarë ndodhi me gjendjen tuaj shëndetësore, sepse sapo u tha që ju vini në një situatë familjare të rën duar.
Arturi: Zonja Eni këta sikur sa nxorën atë nga bu rgu, sikur rregulluan atë e më shka tërruan mua. Më kthyen kurrizin të tërë. Asnjëri nuk vinte të pyeste, ore si je, si dukesh, çfarë shqetësimi ndien.
Jonida: Ore të keqen motra, po ti nuk hap as telefonin dhe as në shtëpi s’na pranon.
Arturi: Nuk të hap asgjë më unë ty.
Jonida: Po çfarë të ka bërë motra?!
Arturi: Deri sa të ndreqësh gabimin që ke bërë.
Eni Çobani: Po si ta ndreqë gabimin? Ti kërkon para mbrapsht tani?
Arturi: Po i kërkoj paratë mbrapsht të m’i kthejë.
Eni Çobani: Jeni i bindur që ajo i ka marrë?
Arturi: Po, po, lekët i ka marrë ajo se nuk shkonte kot atje ajo të nxjerri birin e atij nga bu rgu e të më lërë në kom a mua.
Jonida: Çfarë parash kërkon më nga mua? Çfarë parash?! Zonja Eni, nëse ky më ka thirrur për të më kërkuar lekë, unë lë studion dhe dal.
Eni Çobani: Si lë studion dhe del?!
Jonida: Lë studion dhe dal, unë nuk kam ardhur këtu të dëmshpërblej vëllain, nuk i kam asnjë borxh vëllait.
Arturi: Mos e bëje gabimin pastaj.
Jonida: Unë nuk kam bërë asnjë gabim.
Arturi: Si nuk ke bërë gabim, kur unë isha atje, jetë a vde kje ti s’ke bërë gabim./tvklan.al