Loading...

Ndeshja e fundit e Messit në Botëror, nuk do ta besoni sa kushtojnë çmimet e biletave

Tashmë është plotëzuar edhe pazëlli i fundit e janë mësuar se cilat do të jenë skuadrat që do të ndeshjen për finalen e vogël ditën e shtunë, Marok-Kroaci dhe ato të finales së madhe të 18 dhjetorit Francë-Argjentinë.

Për të parë Messin për herë të fundit në Botëror janë të shumët kurreshtarët dhe jo vetëm argjentinasit. Po sa kushton një biletë për të ndjekur finalen?

Cmimet fillojnë nga 516 euro, biletat që konsiderohen më të “kqijat” për të ndjekur këtë ndeshje, ndërkohë për sa i përket biletave të ashtuquajtura të mesme, cmimi është rreth 850 euro ndërsa tribuna qëndrore mund të kushtojë deri në 1600 euro, një shifër kjo sigurisht jo e arritshme për të gjithë.

Ndeshja finale do të zhvillohet në Lusail Stadium, në orën 16:00 me orën tonë. Sektorët janë zhvilluar në dy unaza të vazhdueshme, me një kapacitet total prej 80,000 vendesh dhe një ngjyrë të sediljeve që të kujtojnë nuancat e rërës dhe të arit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com