Loading...

Moti i keq ‘pushton’ Shqipërinë, si paraqitet situata në vend

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në Shkodër dhe në Lezhë. Situata në territorin e Bashkisë Shkodër sipas raportimeve të orës 08.00 është si më poshtë:

1.Kuota Drin 6.00 me rritje 60 cm 2.Kuota Liqen 7.95 me rritje 50cm
Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura një sipërfaqe prej 400 hektarësh.

Pa energji elektrike janë pjesa më e njësisë administrative Ana e Malit si dhe fshatrat Beltojë Mali Hebe në njësinë Berdicë.

Ndëekohë në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në këtë orë kemi patur rreth 60 mm reshje (Lezha 75 mm)

Njoftimi për në Bashkinë Lezhë

Në Njësitë administrative Blinisht dhe Dajç nuk raportohen problem permbytje, por kemi nderprerje te furnizimit me energji. Ne Nj.Ad. Zejmen ne keto momente eshte rritur shume dendesia e rreshjeve. Ne fushen e Treshit deri ne keto momente jane te permbytura rreth 50ha. Ne Spiten rreth 15 ha. Jemi ne Zone dhe po ndjekim situaten bashke me drejtorin e bordit kullimit pasi gjithçka lidhet me kapacitetin e punes te hidrovorit Tale.

Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën. Grupet e punës së OSHE janë në terren për riparimin e difekteve. Në Bashkinë Mirditë Pas komunikimit me kryetaret e Nj.A ne bashkine Mirdite nuk raportohen probleme. Ka nderprerje te energjise elektrike ne Perlat. Jemi njoftuar ne cel per hapjen e diges ne Qafmolle, pasi niveli ujit ne rezervuar ka arrit ne nivele kritike, por pa krijuar problem deri tani.

Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën. Në këtë bashki kemi problem përsa i perket rrugës së Kombit, ku ka rrëshqitje dherash dhe gurësh gati gjatë gjithë gjatesisë, por me problematike është në zonën e Repsit. Në bashkinë Kurbin. Gjate gjithe mbremjes se djeshme, dhe ne keto momente qe flasim, rreshjet e shiut vijojne te bien me intesitet te larte, ne gjithe territorin e Bashkise Kurbin. Sipas verifikimeve, kemi nje rritje te prurjeve ne gjithe perrenjte dhe KUL, te cilat ne rast se rreshjet vijojne me kete intesitet, mund te dalin nga shtrati.

Kemi marre njoftime per prezence uji ne Lagjen Sanxhak. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën. Hidrovoret janë në gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Në kuotën kritike janë Hidrovori i Tales, Balldrenit, Drojës dhe Shllinzave. Kemi rritje të prurjeve të lumenjëve. Kuota e lumit Drin është 1.6 m, nga 2.0 m që është kuota kritike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com