Loading...

Ndryshon slogani i PD/ Parulla me të cilën do të prezantohet në protestë para liderëve evropianë

“Europe, the right way, not the Rama way”(Evropa, rruga e duhur, jo rruga e Ramës), ky është slogani me të cilin Partia Demokratike do të dalë në rrugët e Tiranës dhe do të protestojë para liderëve evropianë. Kjo shprehje u pa pas vetë kryedemokratit Sali Berisha, në momentin që ai doli në një deklaratë për shtyp, një ditë para samiti dhe protestës.

Berisha tha se shqiptarët do të mbushin sheshet për tu treguar liderëve evropianë se janë në betejë me kryeministrin Edi Rama, që e konsideroi grabitësin më të madh të votës së shqiptarëve.
Në Tiranë do të mbërrijnë që prej pasdites së sotme, krerët e 27 vendeve anëtare. Vetëm liderët e Serbisë nuk kanë konfirmuar deri më tani mbërritjen në Tiranë. Për shkak të Samitit, Tirana do të jetë e blinder duke qenë se në të njëjtën datë Partia Demokratike ka paralajmëruar dhe protestë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com