Bexhet Pacolli i ka dalë në mbrojte Granit Xhakës, i cili në ndeshjen ndaj Serbisë mbajti fanellën me emrin e ish-komandait të UCK-së Adem Jashari.
Ndërkohë, për këtë gjest mesfushori i Zvicrës, mund të dënohej nga FIFA, ndërsa ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dalë garant Granit Xhakës për të paguar gjobën.
“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dë nohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjo bë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shkruan Pacolli në Faceboook. /abcnews.al/