Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat, ka deklaruar se Kushtetuta e autorizon opozitën që të zhvillojë protestën në bulevard.
Berisha tha se Edi Rama kërkon përballje, por PD dhe mbështetësit e saj do përpiqen që ta shmangim atë ditë.
“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard.
Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij.
Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton.
Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura, do marrë mësimet e duhura”-tha Berisha.