Loading...

Flet gjinekologu: A mund të shpëtohej foshnja e 35-vjeçares së vr arë?

Gjinekologu, Shefqet Ulaj, në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” të T7 ka treguar se a do të mund të shpëtohet foshnja që ishte në barkun e 35-vjeçares, Hamide Magashi, që u vr a mbrëmë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.

Ai tha se nxjerrja e foshnjës nga nëna e vdekur për herë të parë është bërë 100 vjet para Krishtit, derisa shtoi se edhe etika mjekësore e lejon këtë intervenim nëse konstatohet që nëna ka vdekur e foshnja është gjallë.

“Nxjerrja e frytit nga mitra e nënës së vde kur është bërë për herë të parë 100 vjet para Krishtit. E drejta romake ka lejuar një intervenim të tillë kur është konstatuar se nëna ka vd ekur dhe fryti është i gjallë. Etika mjekësore lejon që nëqoftëse konstatohet që nëna ka vd ekur e fryti është i gja llë, atëherë lejohet hapja e abdomenit dhe nxjerrja e frytit. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje për fushën operative, duhet një skalper dhe prehet abdomeni. Por gjatë kësaj kohe duhet të bëhet përpjekje për reanimimin e nënës”, tha Lulaj.

Mirëpo, situata e mbrëmshme, sipas Lulajt, ishte “dr amë e vërtetë”. Ai thotë se i kupton kolegët që e kanë pasë të vështirë për t’u përcaktuar.

“Kjo ka qenë një dra më e vërtetë edhe për mjekët, në këto situtata të papritura ndoshta dikujt i ka shkuar ndërmend për të marrë një hap të tillë, por për t’u realizuar një ndërhyrje duhet të konstatohet se nëna e vde kur, fryti i gj allë. Nuk e di a është mundur të konstatohet kjo mbrëmë në atë situat”, tha ai.

“Kur pritet një grua të vd es dhe nuk ka shpëtim atëherë në situata kur një paciente është e shtrirë në spital është më lehtë për të vendos për këtë intervenim, por për një situtatë të tillë dr amatike i kuptoj kolegët që e kanë pasë vështirë me u përcaktu”, deklaroi Lulaj në “Frontal”.

“Një prej mundësive të pakta ka ekzistu, por nuk është lehtë për me vendos për një intervenim të tillë. E njëjta pyetje ish bo nëse nuk kish mujt me u realizu me sukses”.

Kujtojmë që mbrëmë rreth orës 18:00 Hamide Magashi u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK. I dy shuar për vr asjen e saj është ish burri i saj, Sokol Haliti, i cili ende gjendet në arr ati.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com