Loading...

Festë në Nju Jork, kryebashkiaku ngre flamurin shqiptar në mes të qytetit

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams në një konferencë për shtyp i ka uruar festën e Pavarësisë komunitetit shqiptar të metropolit amerikan. Ndërsa iu drejtua podiumit, Adams bëri shqiponjën me duar në shenjë urimi teksa i shprehu mirënjohjen komunitetit për vlerat e tij.

Eric Adams: S’mund të jesh këtu për një festë flamuri pa ngritur flamurin tonë. Ju e dini, djali im është në Shqipëri tani duke performuar dhe treguar talentin e tij. Ai po më tregon që unë nuk jam i talentuari i vetëm. Çfarë komuniteti dhe ky komunitet do të thotë shumë për mua. Mbështetja juaj, fokusi, disiplina, pronarë biznesesh të vogla. Ju besoni te siguria publike. Ju besoni te familja. Ju besoni tek edukimi dhe besoni te patriotizmi i përqafimit të vendit tuaj adoptues ndërsa doni atdheun tuaj, Shqipërinë. I vetmi shtet në botë që ju themi të ruani kulturën tuaj teksa vini këtu dhe e pasuroni me përvojën amerikane.
Adams mori si dhuratë nga komuniteti shqiptar një portret të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe një fotografi të Nënë Terezës. Më pas nisi ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar përkrah atij amerikan ndërsa luhej edhe himni kombëtar.

Kujtojmë që kryetari Adams ishte gjithashtu një surprizë në natën finale të “Kënga Magjike” në Tv Klan pasi prezantoi djalin e tij, Jayoo që konkurroi me këngën “Itsy Bitsy”./tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com