Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën perëndimore. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, deri natën vonë ku pritet intensifikim i reshjeve të cilat do të sjelli dhe problematika me vërshimin e ujit kryesisht në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Iberik paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa pjesa tjetër e Jugut të kontinentit do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje shiu të shoqëruara me stuhi ere. Gjithashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të jetë Qëndra e kontinentit Europian. Ndërsa Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të mbizotërohen nga vranësirat e shumta dhe reshjet e dëborës.
Kosova
Kosova gjatë orëve të para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në të gjithë territorin. Por si pasojë e zhvillimit të një qëndre të presionit të ulët atmosferik mbi Ballkanin Veriperëndimor, pritet shtim i vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu deri vonë në mbrëmje.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike të cilat do të bëjnë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por orët vijuese do të sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.