“Shqiptarët nuk janë kri minelë”, “Suella duhet të shkojë në Ruanda”, “Ne punojmë, paguajmë taksa, jemi shqiptarë”!
Këto janë disa nga shkrimet në pankartat që kanë mbushur rrugët e Londrës paraditen e kësaj të shtune, 12 Nëntor. Komuniteti shqiptar atje pr oteston kundër fyerjeve të qeverisë britanike, kryesisht ministres së Brendshme Suella Braverman.
Sekretarja britanike, siç njihet atje, ka qenë e ashpër me shqiptarët dhe i ka vënë ata në qendër të diskursit të saj për të dë buar emigrantët nga ishulli për në Ruanda. Sipas saj, emigrantët e pali gjshëm duhet të dë bohen nga Anglia, sepse janë të rre zikshëm.
“Westminster Bridge”, ura kryesore që mundëson kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve mbi lumin Thames në Londër, simbol i kryeqytetit anglez, është “pushtuar” këtë të shtunë nga qindra shqiptarë që janë ndjerë të fyer nga politikanët britanikë.