Në një takim me fermerët e Lushnjes, Kryeministri i vendit Edi Rama ka theksuar se po përgatitet një ligj për tokën që mbahet pa punuar.
Gjatë fjalës së tij përballë fermerëve, Kryeministri Rama ka shtuar se pronarët e tokës ose duhet ta punojnë atë, ose ta japin me qira.
Edi Rama: Kemi pro bleme edhe me tokën të natyrës që mbajnë p eng tokën. Këtë nuk do ta lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje li gjore tani që tokën nuk mund ta mbash, ose punoje ose jepe me qira, por nuk mund ta mbash pe ng. Nuk mund të thuash është toka ime. Ajo është tokë buke, ti e mban me plehra, nuk mundet. Ose punoje, ose jepe dhe do ta bëjmë këtë me ligj ose me supertaksë ose me forma të tjera që në tokën që ti ke, nuk mund ta mbash kot.
Në takimin me fermerët e Lushnjës, Kryeministri Rama u ka bërë thirrje atyre që të bashkëpunojnë me bashkinë për të ndërtuar pika agro-përpunimi.
Edi Rama: Ndërkohë, na duhet agro-përpunimi dhe për agro-përpunimin unë ju ftoj juve që të bëheni pionierë, duke krijuar një grupim për të ndërtuar sisteme agro-përpunimi. Ndërmarrje tjetër, e ke serrën, është një ndërmarrje; e ke këtë këtu, pikën e grumbullimit,
është një ndërmarrje, një ndërmarrje tjetër bashkërisht me bashkinë, bashkia futet aksionere, ju fusni 1 lek, bashkia fut 3 lekë dhe qeveria fut 6 lekë dhe bashkërisht ndërtojmë një sistem, një bërthamë agro-përpunimi që të nxjerrim produkte autoktone të përpunuara. Të gjithë këto produkte të kenë edhe nënproduktet e tyre, që janë një vlerë edhe më e lartë edhe për tregun vendas, edhe për eksportin./tvklan.al