Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është përfolur si një nga emrat që mund të kandidojë për opozitën në zgjedhjet lokale për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duket se ka nisur “fushatën” në rrjetet sociale.
Ai ka postuar këtë mëngjes një foto të rrugëve të bllokuara nga trafiku në kryeqytet.
“Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu!
Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë!
Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!”, shkruan Alimehmeti.