Loading...

Sali Berisha: ‘Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë, ka shpenzuar me chartera më shumë se byroja ko muniste në 20 vite’

Teksa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kreu i PD, Sali Berisha komentoi edhe udhëtimet e kreut të qeverisë me charter.

Në një deklaratë për mediat, këtë të hënë, Berisha tha se Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar 137 udhëtime me charter, që sipas tij kanë kushtuar 22 milionë euro.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me çarter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër që ka realizuar as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës me çarter. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur, i frenuar, janë më shumë se ka shpenzuar Byroja Politike e dik taturës në 20 vite.

Një gja kpirje ndaj pensionistëve, mjekëve, pedagogëve. Për të gjitha këto, Edi Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se çarteri ‘Ismaili’ i është dhënë për promovim të avionit, pacaka se avioni në një udhëtim shpenzon 150 mijë euro minimumi.

Qejfli i madh promocioni po del. Turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë ska ndal, faktin që ka përdorur çartera sa të gjithë kryeministrat e Europës së bashku, e detyron të flasë ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në gojë, si pjesë fundore. Por as me këto nuk i largon këto. Ai duhet të largohet si kryeministër”-tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com