Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë ka vendosur çmimet e reja të hidrokarbureve që do të jenë në fuqi sot dhe nesër.
Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për produktin e naftës është 1.73 euro për litër.
Benzina në Kosovë sot dhe nesër do të shitet 1.41 euro për litër dhe gazi 0.72 euro për litër.