Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët aku zoi kryebashkiakun Erion Veliaj se është politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane.
“Politikani i vetëm me lidhje iraniane në Shqipëri është Erion Veliaj, Ju nuk e mbajtët shënim kur unë fola për udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran. I ka bërë që në kohën që unë kam qenë kryeministër.
Cila ishte lidhja? Nuk ka arritur ta zbuloj. Di që ka bërë dhe Rama një udhëtim, por ka qenë në kuadrin e një organizate ndërkombëtare, se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi apo lidhje të tjera, unë nuk e di. Di që ai udhëtonte dhe ishte politikani i vetëm shqiptar me lidhje iraniane.
Unë citova Veliaj se gazetarët janë të vetmit për të gatuar në kuzhinën e gossipit. Që mbrëmë filloi të thuhej që ia ka bërë Erion Veliaj. Të udhëtosh në këtë mënyrë më charter, do të thotë të kesh hu mbur çdo njesi përgjejgësi dhe njerëzie”, tha Berisha./Opinion.al