Rozana Radi ishte një prej të ftuarve në puntatën e mbrëmshme të “Goca dhe Gra”, ku diti si gjithmonë të emocionojë me rrëfmimin e saj, por edhe të shkaktojë shumë të qeshura. Ndër të tjera, artistja foli edhe për prindërit e saj që janë ndarë nga jeta.
Gati për të lotuar ajo tha se kur t’i takojë sërish atje ku janë, do t’i thotë se gjatë gjithë kësaj kohe i ka kujtuar dhe ka jetuar me kujtimin e tyre, ndërsa do t’i tregojë edhe për gjithcka ka bërë në kohën kur ata nuk kanë qenë prezentë fizikisht në jetën e saj.
Me siguri ata do të jenë shumë krenarë për gjithcka që Rozana ka bërë, gjë që ajo e shpreson shumë.