Kopmpania shumëkombëshe e mallrave të konsumit, Unilever, ka tërhequr nga tregu disa shampo të llojit Dove, Nexxus, Suave, TIGI dhe TRESemme, për shkak të pranisë së mundshme të benzenit, një kimikat që shkakton kancer.
CNN raporton se produktet e prekura u prodhuan para tetorit të vitit të kaluar, 2021, dhe u shpërndanë në shitës me pakicë, sipas një njoftimi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave FDA.
Në listë përfshihen produkte të tilla si shampo Dove Dry Volume dhe Fullness, shampo Dove Dry Fresh Coconut, shampo Nexxus Dry Refreshing Mist dhe shampo Suave Dry, Refresh dhe Revive.
Benzeni është një kancerogjen që ndikon negativisht tek njerëzit. Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë nga goja dhe përmes lëkurës dhe mund të shkaktojë leuçemi e kancer gjaku, sipas FDA-së.
Konsumatorët duhet të ndalojnë përdorimin e produkteve të shampove të sipërpërmendura si dhe të marrin rimbursimin për produktet e pranueshme, lajmëroi FDA.
Vitin e kaluar, Procter&Gamble tërhoqi më shumë se 30 produkte për kujdesin e flokëve duke lajmëruar se ato mund të përmbajnë benzen. Po ashtu, u tërhoqën nga tregu një duzinë deodorantësh dhe sprajsh pasi u vu re prania e këtij elementi./Shqiperiaime