Aida Shtino ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu detaje nga jeta profesionale dhe personale. Gazetarja foli për emisionin shumë të ndjekur “Njerëz të hu mbur”, dhe për gjurmët që ka lënë ky emision jo vetëm te ajo por dhe të njerëzit që ka ndihmuar.
Gazetarja tregoi se ideja për “Njerëz të humbur” lindi pasi punonte në Greqi në një emision të ngjashëm, që konsistonte në gjetjen e njerëzve që kërkoheshin. Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, Aida tregoi se nuk kanë qenë të pakta rastet ku është kërcënuar dhe ka marrë urdhër mbrojtje.
“Ka qenë historia e një vajze 13 vjeç që kishte hu mbur në Kombinat. Stafi më thotë se kishin marrë një informacion se vajza ishte parë me disa djem në një lokal. Lajmëruam po licinë. Rastisi një person i papërgjegjshëm dhe thotë ca merreni me këtë. E nxjerrin këtë personazh të forcave së Shqiponjave live.
E tha dhe live. I them zotëri po të ndjek e gjithë Shqipëria. E dëgjon drejtori i përgjithshëm përgjithshëm dhe vajza është gjetur brenda natës. Më kanë pe nguar disa herë. Ka qenë rasti i një shqiptari në Selanik, kishim një udhëtim të vështirë. Më vonë doli se pronari kishte gisht në zhdu kjen e këtij personi.
Kur po ktheheshim nga Greqia, në Kapshticë, po na hapnim makinën. Sa hymë ne po kontrollonin makinën, pastaj zbresim më poshtë dhe sërish del po licia. Filloi sërish kontrolli dhe i them kameramanit nd iz kameran. Më tha, ju kërkoni të hu mburit por kini kujdes se mos h umbni ndonjë ditë vetë.
Ne e nxorëm bruto në ekran. Ka marrë asokohe ministri i Brendshëm, i ndj eri Bujar Nishani dhe e kanë shkarkuar. Ka pasur shumë raste, jam kë rcënuar disa herë por i kam pasur Brenda për të mos shqet ësuar familjarët. Një rast tjetër ka qenë kur kërkonim një vajzë nga Elbasani që e dinim se ishte tr afikuar.
Po dilnin në sipërfaqe gjëra që nuk duheshin publikuar. Të nesërmen më vjen në zyrë një zarf. Brenda në letër thuhej se vajza është në këtë adresë dhe ishte adresa e shtëpisë time. Në atë moment kam kërkuar mbrojtje.”, tha mes të tjerash Aida.