Këtë vit me shumë kuriozitet po pritet Festivali i RTSH. Kjo, për faktin se kur duhen edhe më shumë se 2 muaj nga ky event, kanë nisur të përfliten tashmë emrat e parë që do të marrin pjesë. Mediat kanë deklaruar se do të jetë Arbana Osmani ajo që këtë vit do të moderojë Festivalin e RTSH. Sipas tyre, Arbana do të ketë suport në këtë event bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, i cili do të jetë regjisor i festivalit. Burimet bëjnë me dije se ftesa i ka ardhur nga miku i saj, drejtor i RTSH, Enkel Joti.
Ndërkohë kanë nisur të zbulohen edhe konkurrentët e parë. Edhe këtë vit, si edhe vitet e shkuara, Evi Reçi do të marrë pjesë në festival, duke tentuar këtë herë edhe fitoren e madhe. Grupi “Urban Band” që këtë vit merr pjesë me një vokalist të ri si Endrik Beba, paraqitet me një krijim të rokerit Eugent Bushpepa, zbulonte “Kryefjala”.
Grupi “Produkt 28”, por që këtë herë do të vijnë të ndarë, pasi Fabian Basha ka një krijim të tijin, ndërsa kantautori Alban Kondi vjen këtë herë duet me këngëtaren e re Loré, artiste e re që menaxhohet nga vetë ai./Shqiperiaime