Loading...

Nd ërron jetë në gjumë aktorja e njohur, e nominuar tre herë për çmimin Oscar 

Aktorja amerikane Angela Lansbury, e njohur botërisht për interpretimin në serialin po licor “Murder, She Wrote”, ka vd ekur në moshën 96-vjeçare.
E nominuar tre herë për çmimin Oscar, Lansbury pati një karrierë të gjatë 8 dekada në botën e kinemasë, televizionit dhe teatrit.

E lindur në vitin 1925, ajo ishte një nga yjet e mbije tuara të së ashtuquajturës Epoka e Artë e Hollivudit.

Portretizimi që Lansbury i bëri detektives së improvizuar Jessica Fletcher në serialin e sipërpërmendur i solli asaj miliona adhurues nga e gjithë bota.

Ajo e mori rolin në fjalë në vitin 1984 dhe e mbajti për 12 vjet, periudhë gjatë të cilës u xhiruan plot 9 sezone. Përveç se të famshme, shfaqja e bëri atë një nga aktoret më të pasura të Shteteve të Bashkuara, me 100 milionë dollarë të ardhura.

Familja e saj bëri të ditur se Lansbury nd ërroi jetë në gjumë, kur ishte vetëm 5 ditë nga ditëlindja e saj e 97-të.

Me të marrë vesh lajmin, fansa të shumtë bënë homazhe në yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollivud

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com