“Euro2016” është kujtimi më i bukur i Shqipërisë, arritja më e madhe futbollistike, ku për herë të parë siguruam një biletë në një turne madhor. Askush nuk dëshiron të ndalet këtu, kuqezinjtë kërkojnë të përsërisin historinë, kërkojnë me çdo kusht të jenë pjesë e “Euro2024”, një objektiv fiks ky i FSHF-ës.
Si kurrë më parë në vitet e fundit, Kombëtarja ka një brez fantastik lojtarësh, për këtë arsye i vetmi objektiv që përmbush egon e ambientit kuqezi është kualifikimi për në “Euro2024”.
Në Frankfurt, në këto momente, po hidhet shorti për kualifikueset e “Euro2024”, Shqipëria po njeh rivalët e tyre në këtë rrugëtim. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e tretë së bashku me përfaqësuese si Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.
Shqipëria buzëqesh, shmang rivalët “big”, teksa golat e përballën me Poloninë, Republikën Ceke, Ishujt Faroe dhe Moldavine.
Ja të gjitha grupet:
Grupi A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjerorgjia,
Grupi B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia,
Grupi C: Italia, Anglia, Ukrainë, Maqedonia e Veriut,
Grupi D: Kroacia, Uellsi, Armenia, Turqia,
Grupi E: Polonia, Cekia, Albania, Ishujt Faraoe, Moldavia.
Grupi F: Belgjika, Austria, Suedi, Azerbajxhani, Estonia.
Grupi G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgari, Lituania.
Grupi H: Danimarka, Finlanda, Slloveni, Kazakistan, Irlanda e Veriut, San Marino.
Grupi I: Zvicra, Izraeli, Rumania, Kosova, Bjellorusia, Andora.
Grupi J: Portugalia, Bosnje Hercegovina, Islanda, Luksenburg, Sllovaki, Lihtenshtenji.