Teologu Miron Çako ka folur sot për nuskat dhe hajmalitë, të cilat shumë njerëz besojnë se na mbrojnë nga syri i keq.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai shpjegoi se çfarë janë nuskat, që përdoren si shkrime në letra apo objekte të vogla.
Sipas teologut, këto nuska të mbajnë larg perëndisë dhe ndikojnë te marrëdhënia me të.
“Nuskat janë disa shkrime të futura në një lloj letre apo objekte që njerëzit i mbajnë në karakterin fatsjellës, apo për t’i mbrojtur nga diçka. Por cështja është a funksionon nuska si mbrojtje? Problemi është që njeriu bie shumë poshtë kur beson te nuska. Ky objekt që e ka krijuar vetë njeriu ose një tjetër dhe ja ka dhënë. Pra, është diçka e krijuar nga njeriu. Edhe kjo në qoftë se ne do ta mbajmë, kthehet në një lloj perëndie, edhe të prish marrëdhënien me perëndinë. Fyen perëndinë, i cili është ai që ndikon dhe mbron jetën njerëzore.
Njerëzit thonë: ‘Vajta te x, te magjistari, ose fallxhori. Mbajta këtë nuskën u bëra mirë, por ky është një mashtrim, sepse ti ke hequr lutjen me perëndinë dhe ke vënë komunikimin me një sharlatan që është një magjistar”, tha Çako.