Loading...

Dje dha dorëheqjen nga kryesia e PD-së, pak orë më vonë zyrtari merr vendimin e papritur: ‘Njoftova Berishën’

Arben Ndoj duket se është penduar nga postimi që bëri ditën e djeshme. Ai lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës. Në një njoftim për mediat, Ndoj bëri me dije se i kishte kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë Sali Berishës, dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë.

Ndoj tha se një pakicë në Partinë Demokratike, të përbërë nga servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë që gjejnë terren e mbështetje në parti e kanë demotivuar për drejtimin e strukturave.

Disa orë më vonë statusi i tij u hoq nga Facebook dhe ai u shfaq në një tavolinë me disa simpatizantë duke pozuar me 2 gishtat lart.

“Nuk ka doreheqje te kryetarit! Përpara e më të bashkuar drejt fitores! Rroftë Partia Demokratike ” – shkruante njëri prej tyre, Damian Sulaj, duke lënë të kuptohet se Ndoj ende vijon të jetë në atë post.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com