Ish-presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, të shoqëruar nga Behgjet Pacolli, kanë mbërritur këtë të mërkurë ne Hagë, ku do të takohen me ish-krerët e UÇK-së. Ata kanë udhëtuar me avionin privat të biznesmenit kosovar, Pacollit.
“Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar krahas fotografisë që ka shpërndarë nga Haga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Ky i fundit njoftoi më herët se Pacolli iu ksihte dërguar ftesë ish-presidentëve të Shqipërisë për të vzituar liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ftesë që u pranuar nga ish-liderët shqiptarë..
Kujtojmë se në ftesën që u është dërguar liderëve të Shqipërisë, thuhej se takimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të bëhet për t’u solidarizuar me ish-krerët e UÇK, të cilët prej një viti ndodhen në Hagë, të aku zuar për krime lu fte kundër njerëzimit.