Loading...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar parashikohet që gjatë paradites të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të bëjnë që reshjet e shiut të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Mbetet Kosova me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jug-perëndimore. Pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në zonat perëndimore dhe Jugore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e Maqedonisë së Veriut parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash në vend. Por pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë në territor dhe intervale me reshje të pakta shiu në zonat Jugperëndimore.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Lindore mbten nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut. Gjithashtu në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme paraqitet qendra e kontinentit dhe rajoni i Ballkanit. Ndërsa në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave pritet të jetë Europa Jugperëndimore, Po ashtu dhe Britania e Madhe do të jetë me vranësira të dendura.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com