Ka dhënë dorëheqje nga detyra sekretarja e përgjithshem e Ministrisë së Brendshme Elena Pici.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Pici është larguar nga detyra për arsyje të saj personale.
Mirëpo kjo dorëheqje vjen në një kohë kur ka pasur debate për aktin normativ për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
Kujtojmë që Elena Pici është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në datë 18 Shtator 2020, pas rreth dy vitesh ajo ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.