Loading...

PD thirrje prindërve dhe nxënësve: ‘Pr otestoni kundër regjimit që po shk atërron arsimin’

Partia Demokratike u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve të ngrihen në pro testa, kundër regjimit “që po shka tërron sistemin arsimor”.

Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se ky vit shkollor nis me 226 mijë nxënës më pak në 15 vjet, me shkolla pa kushte, mësim me turne dhe mësues të keqpaguar.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Sot nis viti i ri shkollor!

Së pari, një urim të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit në këtë ditë të rëndësishme për ta dhe për shoqërinë.

Një urim të veçantë vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Një vit të suksesshëm për të gjithë.

Por të dashur miq, viti i ri shkollor 2022 – 2023 nis me kushte më të keqija se më parë.

Ky vit nis me 226 mijë nxënës më pak në 15 vjet.

Ky vit nis pasi mbi 700 shkolla, të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin kurse 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm ndërkohë që fondet vidhen dhe ndërtohen shkolla me 4-5 milionë euro, dmth 7-8 herë më të larta se në Europë.

Viti shkollor nis në kushte ku 150 000 nxënës do të mësojnë me turne, dhe mbi 50 000 nxënës do të mësojnë në klasa kolektive.

Ky vit nis në kohë kur mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keq-trajtuarit e rajonit.

Duke dë nuar me ashpersinë më të madhe gjëndjen e rëndë në të cilën fillon punën këtë vit sistemi arsimor në Shqipëri, Partia Demokratike fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihen në pro testa të fuqishme kundër regjimit që po shka tërron sistemin arsimor./Shqiperiaime

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com