Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë të fortë mesditën e sotme, teksa është shprehur se ish-drejtori i Po licisë Ardi Veliu paguhej 30 mije euro në muaj nga biznesmeni i shpallur në kë rkim, Ervis Martinaj.
Duke folur nga selia e PD edhe për shkarkimin e Gledis Nanos, ish-kryeministri ka thënë se kryepo lici është shkarkuar për një kontejner me ko kainë që ka qëndruar pesë muaj në Portin e Durrësit.
“Unë nuk kam respekt mbi Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere partiake, por largimi i tij ishte politik. Thonë se largimi i tij kishte li dhje me kontejnerin që u la 5 muaj në port derisa të dilte ko kaina.
Thuhet tjetra ky takoi Jeton Lamin i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj.
Zhvillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte kurrë askush tjetër përveç kryeministrit. Ka rregulla P olicia e shtetit. Ky u hoq për afera të Ramës. Ardi Veliun e ka heq për veten e tij për familjen e tij”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha për mediat.