Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i P olicisë, Gledis Nano.
Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave.
Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Deri në emërimin e drejtorit të ri të Policisë, ministri i Brendshëm tha se detyrat do t’i ushtrojë nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë.
“Shumë shpejt do t’ju njoftojmë edhe për emërimin e ri”.