Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nanos. Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se dorëheqja e Nanos është shkarkim nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Plotë:
Zakonisht, kur del llafi në media që “filani dha dorëheqje”, ndërkohë që “filani” sdi gjë fare ose nuk flet vetë, dorëheqja e supozuar është shk arkim. Shkarkim pa shkak të dukshëm. Thjesht i është prishur terezia udhëheqësit.
Nuk e di, po mua kështu më ngjan kjo “dorëheqja e Gledis Nanos”… Do ta besoj vërtetë që ka dhënë dorëheqje kur ICiTAP, jo zonja Kim, të thotë një fjalë. Kjo e fundit dihet, mbështet çdo gjë që bën Rama. Për mua Gledis Nano po shkarkohet dhe s’po e lënë të flasë. Në asnjë rast kjo nuk quhet “dorëheqje”. Është një shkarkim pa motivacion sipas ligjit.
***
Gledis Nanon nuk e njoh e as e kam idenë ç’përfaqëson. Kisha krijuar idenë në distancë se është një drejtues qytetar, megjithë kritikat që i kemi bërë.