Loading...

Nd ahet nga jeta shkrimtari i njohur

Autori britanik Nicholas Evans, i cili shkroi bestsellerin “The Horse Whisperer” i cili u bë film, ka vde kur nga një atak në zemër në moshën 72-vjeçare, njoftoi sot agjenti i tij.
Vd ekja e tij ndodhi më 9 gusht, por doli në dritë gati një javë më vonë me një deklaratë: “United Agents me pikëllim njofton vde kjen e autorit të njohur Nicholas Evans, i cili vdiq papritur të martën pas një infarkti të miokardit”.

I lindur në Anglinë qendrore në vitin 1950, Nicholas Evans studioi drejtësi në Oksford përpara se të bëhej gazetar në shtypin lokal dhe më pas në televizion.

Ai ishte më i njohur për romanin e tij të parë jashtëzakonisht të suksesshëm, The Horse Ëhisperer, i cili u botua në 1995 dhe shiti 15 milionë kopje në mbarë botën.

Romani trajton historinë e një vajze të re, e cila pla goset rëndë në një aks ident me një kalë, në të cilin vr itet shoqja e saj më e mirë dhe pl agoset rë ndë edhe kafsha. Për ta kuruar, nëna e saj fillon në një ekspeditë në Montana ku jeton “rojtari” Tom Booker, i cili ka reputacionin se është në gjendje të kujdeset për kuajt më të vështirë.
Libri u përshtat në një film nga Robert Redford, regjisor, aktor dhe producent i këtij himni për horizonte të gjera, natyrë të pastër dhe kuaj.

Filmi, i cili u shfaq për herë të parë në kinema në vitin 1998, me Scarlett Johansson dhe Kristin Scott Thomas, u nominua për Oscar, por nuk mori asnjë çmim. /abcnews.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com