Loading...

Parashikimi i yjeve, horoskopi javor 15-21 gusht

Dashi

Pesë yje për Dashin. Lajm i mirë sepse gushti është muaji i dashurisë dhe të gjitha problemet do të zgjidhen. Megjithatë, përpiquni të mos jeni fort dyshues, por të lini veten të kalojë tek emocionet e mira dhe energjia pozitive sepse vetëm kështu, pas një kohe të gjatë, do të mund të ndjeni atë trazirën në stomak, karakteristikë e përjetimit të fortë të dashurisë. Në punë po ecni përpara në krahasim me të shkuarën: do keni shumë për të thënë dhe për të bërë, por më mirë qëndroni të qetë. Dhe mendoni për të ardhmen, e cila, që ta dini, pritet të jetë plot me propozime të reja!

Demi

Katër yje për Demin. Ka pak nervozizëm në ajër, nuk mund të mendoni fort kthjellët për dashurinë dhe nëse ju është dashur të përballeni me një ndarje tani gjithçka ju duket kaq e vështirë. Në realitet jeni të tërhequr nga dikush dhe ditët më të mira për surpriza të këndshme janë e mërkura dhe e enjtja e kësaj jave. Në punë do t’ju duhet të kaloni një sprovë: keni frikë nga rreziku, por duhet të hidheni në veprim një moment. Kujdes nga marrëveshjet dhe kontratat që janë ende pezull!

Binjakët

Katër yje për Binjakët. Nëse i keni dhënë fund një lidhjeje tani keni vetëm një dëshirë: ta lini veten të hidhet sërish në dashuri, në një ndjenjë të re. Nëse, nga ana tjetër, po jetoni një histori, mund të jeni të qetë sepse gjithçka po shkon mirë. Kontraste të vogla me të lindurit në shenjën e Virgjëreshës dhe Peshqve, mbani një sy vigjilent fundjavën e ardhshme. Në punë, ka ardhur koha e duhur: duhet të sfidoni veten dhe të ecni përpara në rrugën tuaj. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini qëllimet që keni në mendje!

Gaforrja

Tre yje për shenjën e Gaforres. Epo dashuritë e reja, janë intriguese, goxha tërheqëse dhe ju jeni shumë më pasionantë se zakonisht sepse Venusi është në anën tuaj. Takime të reja duket të jenë të këndshme, duhet ta lini veten të shkojë pas intrigueses për të zgjuar pasionin që keni. Në punë, mundësitë e reja dhe të mira janë në horizont: keni tani, të gjitha mundësitë që të mendoni pozitivisht për të ardhmen. Për më tepër, tani i keni të gjitha kredencialet për të filluar nga e para: hajde, merru me punë!

Luani

Pesë yje për Luanin. Afërdita po kalon në shenjën tuaj dhe dashuria po vazhdon me ritme për t’u pasur zili. Disa pasiguri ka sigurisht, por mund të kapërcehen pa probleme: duhet të ecni përpara dhe të mos keni frikë. Me pak fjalë, mjaft me këtë mosbesim. Ndërkohë, të mërkurën ose të enjten mund të takoni dikë, një person të veçantë. Në punë, java është e mirë për projekte të reja dhe Jupiteri është në anën tuaj. Të hënën dhe të martën nuk do t’ju mungojë pozitiviteti!

Virgjëresha

Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Epo dashuria, duket mirë, tërheqja fizike nuk mungon. Por tani ju ka kaçur një dëshirë e ethshme: të tërhiqeni shpirtërisht nga dikush. Si thoni për një miqësi të bukur që formësohet në trajtë dashurie? Në punë, javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme: idetë nuk mungojnë, edhe nëse jeni me pushime. Dhe ndërkohë, duhet të mendoni vetëm për t’u çlodhur!

Peshorja

Katër yje për shenjën e Peshores. Në dashuri duhet të përpiqeni të kapërceni një periudhë të vështirë ku jeni zhytur dhe të dilni prej saj. Mund të keni të bëni me një person të komplikuar, por problemi jeni edhe ju: nuk jeni nga ata njerëz që lëshojnë pe kollaj dhe nuk jeni aq të lehtë për t’u menaxhuar. Në punë, filloni të mendoni për ca ndryshime për të ardhmen: kini kujdes nga nervozizmi, më mirë flisni për çështje të rëndësishme pas datës 18 gusht!

Akrepi

Tre yje për shenjën e Akrepit. Ndonjëherë jeni shumë tolerantë, por tani jeni të lodhur: përpiquni të përforconi përkushtimin tuaj në një histori, të dilni me gjithçka zemra ju rreh. E më pas, nëse mendoni se keni bërë mjaftueshëm, mund të hiqni dorë, nëse nuk ia vlejti. Dhe këtu ka diçka: ju që jeni beqarë thjesht dëshironi të bini në dashuri! Në punë, Hëna është në dizavantazh me shenjën tuaj, të mërkurën dhe të enjten. Dhe, me thënë të drejtën, kjo javë që po nis, sigurisht që nuk është më e mira. Në këtë kuadër, për ata që kanë negociata në tavolinë, bëjnë mirë të fitojnë kohë aq sa u nevojitet.

Shigjetari

Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Lajm i mirë për dashurinë sepse Venusi nuk është më në dizavantazh me ju Shigjetarët, por edhe tani duhet të përpiqeni të jeni më pak të kujdesshëm. Edhe nëse, ndonjëherë, do ta gjeni veten duke u përballur me njerëz të ftohtë, të cilët nuk mund t’ju bëjnë të ëndërroni, nuk është e thënë të dorëzoheni. Në punë, java që po vjen nuk është më e mira për ju, sepse ende nuk keni marrë atë që dëshironi. Megjithatë mos mendoni për këtë tani: thjesht vazhdoni dhe projektoni veten drejt së ardhmes!

Bricjapi

Tre yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Afërdita është në dizavantazh me shenjën tuaj, ndaj situata sentimentale nuk është fort e mirë. Ju pëlqen një person, por ka probleme të vogla që ju shqetësojnë e njëkohësisht, jeni shumë kritik, a thua se lëvizni gjithë kohës me lupë në dorë. Më mirë të shmangni diskutimet sidomos të mërkurën 17. Në punë, edhe aty nuk shihet të flini mbi dafina, përpiquni të armatoseni me guxim dhe përballeni gjithçka me buzëqeshje: idetë nuk ju mungojnë, por kushtojini vëmendje shpenzimeve dhe angazhimeve!

Ujori

Katër yje për Ujorin. Kur ju jeni të dashuruar, nuk dëshironi të përfshiheni në situata ku dominon xhelozia. Me një fjalë doni të shijoni lidhjen duke mos qenë gjithë kohën dyshues që mos ju prishet rehatia. Megjithatë ka një këshillë: mos u dashuroni me një person të largët. E nëse ju pëlqen dikush, mendohuni mirë dhe mos i nxitoni gjërat. Në punë dëshironi të ndryshoni jetën duke ecur përpara, por kolegët janë mjaft konservatorë dhe nuk i pranojnë idetë tuaja. Pa merak, do të keni mbështetjen e Jupiterit!

Peshqit

Pesë yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Dashuria reziston dhe i kapërcen të gjitha vështirësitë. Ata që jetuan një histori disi ilegale, tani ndihen më të çlirët sepse kanë dalë prej “karantinës”. Hëna i bën romantike ditët para 15 gushtit, ndaj lëreni veten të shkojë pas emocioneve. Në punë po vijnë ndryshime: mos thoni jo, pranoni çdo propozim. Java do të jetë si javë pushimi, por ide të mira priten të enjten dhe të shtunën!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com