Mjalti është një nga plotësuesit ushqimorë më të njohur dhe të shëndetshëm i cili përdoret gjithashtu për të trajtuar disa pr obleme me shëndetin dhe po ashtu për të përgatitur ilaçe natyrore.
Por në raste të caktuara, përdorimi i tepërt i mjaltit mund të shkaktojë efekte anësore të ndryshme.
Kufiri maksimal për marrjen e mjaltit është dhjetë lugë gjelle në ditë. Nëse ky kufi tejkalohet, konsumatori mund të vuajë nga diarrea, dhimbja e stomakut, kapsllëku dhe fryrja.
Mjalti është i gjithi sheqer pa përmbajtje fibrash; kështu që konsumatori ndërkohë që ha mjaltë, nuk merr asgjë tjetër përveç sheqerit. Ky sheqer absorbohet shpejt nga gjaku dhe çon në një masë të madhe insuline.
Sheqeri me fibra nuk absorbohet aq shumë nga gj aku, por duke qenë se mjalti nuk ka ndonjë fibër, kjo shkakton rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gj ak.
Komponenti kryesor i mjaltit është fruktoza; kështu duke ngrënë aq shumë mjaltë mund të çojë në fitim të padëshiruar në peshë, kancer pankreatik, akne, diabet dhe alergji.
Për më tepër, konsumimi i tepërt i mjaltit mund të rezultojë në dë mtimin e smaltit të dhëmbëve. Për shkak të përmbajtjes shtesë të sheqerit në mjaltë, shanset e obezitetit bëhen më të larta.
Njerëzit që kanë alergji ndaj polenit, selinosë dhe alergji të tjera që lidhen me aktivitetet e bletëve nuk duhet të konsumojnë mjaltë.